Topi riemëron gjeneralin e pandehur për “Gërdecin”
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjeneral Brigade Agim Lala është dekretuar dje nga Presidenti i Republikës në detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Gjenerali i komanduar në këtë detyrë, Agim Lala, është person i pandehur nga prokuroria e Përgjithshme për akuzën “shpërdorim detyre nga ushtaraku” në dosjen penale të tragjedisë së Gërdecit. Në procesin gjyqësor për vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e më shumë se 300 të tjerëve, Agim Lala është i pandehuri me numrin rendor 8, ndërsa mbrohet nga avokati i zgjedhur prej tij Artan Kodheli. Gjenerali Agim Lala akuzohet ne dosjen “Gërdeci” se bashku me ish-ushtarakët tjerë të lartë, Luan Hoxha, Shpëtim Spahiu, dhe disa zyrtarë të tjerë. Sipas burimeve zyrtare nga Presidenca, kreu i shtetit Bamir Topi, dekretoi emërimin e Gjeneral Brigade Agim Lala, në detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. “Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Dekretoj: Neni 1, Gjeneral Brigade Agim Lala, emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Neni 2, Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 6541, Tiranë, më 10.05.2010”, thuhet në dekretin e Presidentit. Më herët, kreu i shtetit e kishte shkarkuar gjeneralin Agim Lala nga detyra e Komandantit të Komandës së Forcës së Bashkuar në Shtabin e Përgjithshëm. Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ishte drejtuar deri më sot nga gjeneral brigade Ndue Lleshi, i cili u lirua nga kjo detyrë dhe u emërua në funksionin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Ky lajm është publikuar: 11/05/2010