E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Drejtësisë, Presidenti pret juristë e gjyqtarë

Autori i Lajmit: Redaksia

Presidenti i Republikës Bamir Topi organizoi dje një pritje në Presidencë, me rastin e “Ditës Kombëtare të Drejtësisë”, 10 majit, në përkujtim të datës kur akti i parë ligjor shqiptar u dekretua nga qeveria e Ismail Qemalit më 1913, në të cilën ishin ftuar me dhjetëra personalitete të shquara të drejtësisë shqiptare dhe të misioneve të huaja ligjore, që asistojnë sistemin tonë të drejtësisë. “Ne përkujtojmë sot këtë ditë historike jo vetëm si një moment të historisë, por edhe si një vendim politik edhe juridik, i cili konsiderohet si një pikë shumë e rëndësishme referimi për të gjithë historinë se si ka funksionuar sistemi i drejtësisë në Shqipëri në gjithë këto vite. Sigurisht që sistemi i drejtësisë në Shqipëri, në funksion të etapave, në funksion të kohës ka pasur progresin e tij, ka pasur traumat e veta, por sot mund të themi që jemi në një moment shumë të rëndësishëm të shtetit ligjor të Republikës së Shqipërisë, jemi në një moment shumë të rëndësishëm në kontekstin politik dhe institucional, në një moment kur Shqipëria jo vetëm është anëtare e Aleancës më të madhe të paqes dhe të sigurisë, pra të NATO-s, por çdo ditë dhe më shumë bën progresin drejt familjes evropiane”, tha Presidenti Topi.

Ky lajm është publikuar: 11/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›