E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballsh, Rama: Atë që i bëri Berisha naftës, s'e bëri as pushtuesi. Rilindje pas 23 Qershorit

BALLSH-“Rilindje”, premtoi kryetari i PS, Edi Ram nga Patosi ku prezantoi kandidatët për deputetë për zonën e Ballshit.
Rama theksoi në fjalën e tij se nëse votohet e majta, pas 23 Qershorit, nafta do i kthehet popullit dhe nuk do të përvetësohet në dorën e një grusht njerëzisht.

“Atë që i ka bërë naftës, familja e qeverisë nuk ia ka bërë Shqipërisë asnjë pushtues. Më 23 qershor do votojmë për shpëtimin e pasurive nëntokësore të mos përfitojnë një grup pushtuesish, por populli”. 

Rama ironizoi kryeministrin Berisha me deklaratat mbi taksën e sheshtë.
“Taksa e sheshtë është taksa e Zotit, thotë katragjyshi dhe nëse paguani kaq sa paguani, sipas tij, kjo ndodh se e ka vendosur Zoti. Është taksë e drejtë, thotë ai se kush ka dhjetë paguan 10 e kush ka 100 paguan 10. Por ne i themi, nëse me taksën e tij të shtrembër sot që fiton 500 mijë lek, paguan 50 mijë lek do paguajë, nesër do paguajë vetëm 10 mijë lek dhe kursen 40 mijë lekë”.

Kreu i PS deklaroi se shqiptarët e kanë kuptuar se PD nuk ka më program, ndaj më 23 Qershor do të votohet për Rilindje.
“Programin e tij e ka marrë lumi me kohë, dhe më 23 qershor shqiptarët kanë vendosur për Rilindje e jo rrënimin. Rritje të punësisë dhe jo papunësisë. Do vendosin mbështetje për fermerët dhe fshatin, jo braktisje të fshatit”.

Po kështu jashtë fjalimit të kreut të PS nuk u la as autobusi, por që sipas Ramës, Berisha e ka merak se me autobusa nis administratën qytet më qytet që ta duartrokasin në mitingje.
“Saliu e ka merak të madh autobusin mavi, edhe e dini pse? Sepse nuk i shkon njeri nëpër mitingje. Nëse nuk i mbledh në autobusa dhe i duket sikur i kemi marrë një autobus. E donte dhe një autobus më shumë. E ka bërë PD si agjenci transporti me mësues e mjekë e administratë si pasagjerë. Ngarko në Tiranë e co në Shkodër, ngarko në Elbasan e shko në Fier, dhe në Patos kanë ardhur ku nuk e voton njeri katragjyshin me jelek”.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Rama në Roskovec: T’i japim fund regjimit të një familje që rrënoi Shqipërinë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›