Stiv Xhobs flet pas dorëheqjes

Themeluesi i “Apple” tha: “Gjithmonë ju kam thënë që nëse një ditë do të arrij në pikën që nuk mund ta bëj punën time dhe nuk mund t’i përmbush pritshmëritë, unë do të jem i pari që do t’jua bëj të ditur. Fatkeqësisht ajo ditë erdhi”. Ai nënvizoi se është aq i sëmurë sa nuk mund ta kryejë detyrën e tij.
Xhobs u diagnostikua me kancer në vitin 2004 dhe në po të njëjtin vit kreu një operacion për heqjen e një tumori nga pankreasi, ndërsa në vitin 2009 kreu transplantin e mëlçisë.
Në foton e publikuar nga një prej uebsajteve më të ndjekura në SHBA, “TMZ”, Xhobs shfaqet tepër i lodhur dhe i pashpresë. Edhe pse një ndër njerëzit më të pasur të botës, ai po mposhtet nga sëmundja e kancerit. /Start/F. Prroni/
2011-08-28 16:25