E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ekonomisë diskuton pr/ligjin për sigurimet shoqërore

TIRANE - Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi pr/ligjin për sigurimet shoqërore, i cili parashikon disa ndryshime në ligjin aktual të sigurimeve.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Arjana Dyrmishi shpjegoi në komision përfitimet dhe të rejat që sjell drafti në fjalë. Dyrmishi bëri të ditur se pr/ligji parashikon forcimin e penaliteteve kundër punës së zezë.

Gjithashtu pr/ligji për sigurimet shoqërore parashikon krijimin për herë të parë të arkivës elektronike për sigurimet shoqërore. Deklarimi elektronik minimizon informalitetin në këtë fushë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›