E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qose Shembja e Piramides krim ndaj kultures

Prishtine Akademiku kosovar ben paralelizim me shkaterrimin e monumenteve ne Dubrovnik

Rexhep Qose akademiku i njohur kosovar eshte shprehur kunder shembjes se Piramides duke kerkuar ruajtjen e saj si nje pjese e historise. Monumente te ketilla nuk rrenohen ne bote. Skam degjuar nje artist asnje arkitekt asnje shkencetar qe te jete shprehur pro kesaj nisme - ka deklaruar Qose. Per Qosen vendimi per ta prishur ate eshte autoritar dhe i shemtuar e per te cilin dikush ne te ardhmen mund te mbaje pergjegjesi ligjore. Per kete Qose ka permendur edhe rastin e Dubrovnikut ne Kroaci gjate luftes ne fillim te viteve 90. Ato duhet te dine se bejne nje krim ndaj kultures dhe qyteterimit shqiptar dhe ky krim quhet krim kunder njerezimit. Ata qe kane bere rrenime ne Dubrovnik jane nxjerre ne gjykata dhe jane denuar. Neser do kete shqiptare qe do ngrene denoncim penal ndaj monumentit historik qe e quajne ndryshe Piramida - ka shtuar Qose. Akademiku i njohur kosovar i bashkengjitet keshtu nje qendrimi thuajse unanim te intelektualeve dhe shoqerise civile ne Shqiperi per te mos prishur Qendren Nderkombetare te Kultures. Nderkaq sot pritet te shpallet projekti fitues per Parlamentin e ri i cili me pas duhet te implementohet nepermjet projektligjit perkates qe ka hyre ne programin e punimeve te Kuvendit. Ne debatin aktual intelektualet theksojne se nuk jane kunder ndertimit te Parlamentit te ri por ai duhet bere jo me nje vendim politik por duke degjuar ekspertizen e njerezve te njohur te shkences dhe te artit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›