Topi: Kosova e Serbia duhet të bashkëbisedojnë
“Edhe Kosova duhet të bashkëbisedojë me Serbinë, dhe po ashtu e kemi thënë, edhe në takime, dhe në konferencë për shtyp, duke filluar me një stad të respektimit të sovranitetit të secilit vend, si vend të lirë, të pavarur dhe pastaj çështjet që mund të diskutohen në tavolinë, mund të jenë çështje të karakterit politik, çështje të shkëmbimeve ekonomike, për marrëdhëniet doganore, çështjeve fiskale, pra, sikurse ekzistojnë marrëdhëniet midis dy vendeve fqinjë”, është shprehur Topi për media pas përfundimit të minisamitit ballkanik në Prizren.
Megjithëse në takim mungonin presidenti serb apo ai kroat, kreu i shtetit shqiptar ka theksuar se pavarësisht kësaj, Ballkani ka punuar dhe po orientohet më së miri drejt integrimit evropian.
“Ka filluar një komunikim njerëzor, një komunikim institucional, besoj edhe personal, në funksion të përmirësimit të marrëdhënieve, dhe mund t’ju them që brenda një viti ka pasur arritje tepër të rëndësishme në komunikimin midis vendeve tona”, është shprehur ai.