Topi: Kosova të merr pjesë në takime ndërkombëtare

Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 14:27
Duke iu drejtuar samitit të nëntë të UNESCO-që po zhvillon punimet në Kostollac të Serbisë, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, shprehu nevojën që edhe përfaqësuesit e Kosovës të marrin pjesë në takime të tilla.
“Politikanët duhet të përpiqen që të dëgjohet edhe zëri i autoriteteve kosovare, në mënyrë që të përmirësohet dialogu”, tha Topi.
Në samit po marrin pjesë krerët e Evropës juglindore – në mesin e tyre presidentët e Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Takimi po mbahet në kohën kur Serbia dhe Kroacia kanë shkëmbyer "deklarata të mprehta" për shkak të Kosovës. (REL)