E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani e heq Inzaghin nga Liga e Kampionëve

Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 16:45

Sulmuesi veteran i Milanit Filippo Inzaghi nuk do të ketë rastin të bëhet golashënuesi më i mirë i garave evropiane të klubeve gjatë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve pasi është lënë jashtë skuadrës prej 25 futbollistëve Rossoner.

Me 70 gola në 115 ndeshje, Inzaghi është dy shënime prapa rekordit të Raulit prej 72.

Inzaghi nuk do të ketë rastin të paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ku Milan ka për kundërshtarë Barcelonën, BATE Borisovin dhe Viktoria Plzenin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›