Ruci Jo ne zgjedhje me kete KQZ. Kreu i OSBE eshte ende ne Gjermani
Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci tha dje se me kete KQZ PS-ja nuk mund te shkoje ne zgjedhje. I ftuar ne emisionin 5 pyetje nga Babaramo ne News 24 Ruci paraqiti dhe tri garancite qe PS-ja kerkon per zgjedhjet e ardhshme.
Z.Ruci KQZ-ja nuk priti me propozimet tuaja ka hapur nje gare per komisioneret e KZAZ-ve. Kete vendim te KQZ-se e pershendeti menjehere ambasadori i OSBE-se ne Tirane duke e cilesuar te ligjshem si nje menyre per te zhbllokuar procesin. Ju me kete rruge qe keni nisur po shkoni drejt bojkotit te zgjedhjeve lokale
Do ta filloj nga kjo e fundit nga deklarata e ambasadorit te nderuar te OSBE-se. Sigurisht me cuditi me habiti deklarata e tij sepse eshte jashte funksionit te tij. OSBE-ja duhet te promovoje parametrat e demokracise se nje vendi funksionimin e parlamentarizmit te nje vendi dhe te shtetit te se drejtes te ketij vendi. Le te vijme tek problemi konkret qe ju parashtruat. shte nje nga funksionet e Prezences se OSBE-se qe te shikoje te monitoroje dhe te kontribuoje.
Me vjen keq qe ambasadori i ri i OSBE-se akoma nuk ka ardhur ne Shqiperi eshte akoma ne Gjermani per te cilin une kam respektin me te madh per ate shtet. Do ti kerkoja publikisht ambasadorit qe te me jepte parametrat e Gjermanise dhe une do te isha plotesisht dakord. Them se ska ardhur akoma ne Shqiperi sepse nuk ka njohur akoma realitetin shqiptar ska njohur realitetin ne nje Parlament qe nuk funksionon qe nuk ka asnje parameter dhe seshte as tek hyrja e Bundestagut gjerman dhe sot e kesaj dite skemi degjuar nje koment nga kjo perfaqesi se pse mungon parlamentarizmi shqiptar se pse Parlamenti shqiptar behet pengese per marrjen e fteses se vendit kandidat te Shqiperise per ne BE. E dyta se nuk funksionon shteti i se drejtes pra hiqen imunitete deputetesh dhe nuk gjykohen ministra. Elementi i trete ne Shqiperi nuk funksionon mekanizmi i zgjedhjeve. Kemi 20 vjet demokraci nga vete konkluzionet e OSBE-se vendi nuk ka plotesuar standardet e zgjedhjeve. Dhe e katerta me vjen keq ambasadori nuk njeh Kodin Elektoral te Shqiperise. E gjithe fryma e Kodit Zgjedhor nga neni i pare e deri tek neni i fundit ka nje fryme fryma e bashkejeteses se te dy paleve te pozites dhe opozites. Keshtu eshte ndertuar Kodi Elektoral shqiptar. E fundit fare ajo deklarate eshte e kunderligjshme sepse dhe vendimi i KQZ-se eshte i kunderligjshem. Pra kur behet nje vendim nje projektligj behet ne mbeshtetje te Kushtetutes apo ligjit kaq dhe aq. Ne mbledhjen e KQZ-se u tha se meqe nen per kete vendim nuk kemi atehere per analogji po i referohemi nje neni tjeter. Ky komision ka shkelur Kodin Zgjedhor. Nuk do ishte Shqiperia ne kete krize sot nese ky komision do te kishte zbatuar nje nen te ketij Kodi dhe qofte dhe per kete arsye ky komision duhet te shkrihet nje ore e me pare ka shkelur frymen dhe nenet e Kodit Zgjedhor.
Pra ju nuk hyni ne zgjedhje me kete komision
Absolutisht nuk behet fjale qe me kete komision te hyjme ne zgjedhje nuk ka zgjedhje me kete komision. Nuk eshte ky i vetmi kusht. Ky komision ka shkelur tri gjera te rendesishme ka shkelur ligjin dhe qe duhet shkarkuar me ceremoni shkelje qe ka cuar ne krizen aktuale. Ne Kod thuhet se nese dy anetare te komisionit kerkojne rinumerim eshte i detyruar qe ai te plotesohet. Ky nen ka qene garancia per opoziten ne Kodin Zgjedhor. Shume thone se e bete bashke me Berishen. Po bashke e beme dhe kemi vendosur tre elemente qe ky komision i ka shkelur me te dy kembet si rezultat i mungeses se vullnetit politik nga kjo maxhorance dhe se ky kryetar komisioni eshte ushtar i verber i Sali Berishes dhe jo zbatues i ligjit. Shkelja e dyte qe ka bere ky kryetar eshte qe mjaft vendime te rendesishme ne KQZ merren me shumice te cilesuar. A e dini se vendime te kesaj natyre duhen marre 5 me 2 dhe a e di ky ambasador qe keto vendime merrem me 4 vota te maxhorances e duke i quajtur te vlefshme Garancia e trete e opozites nga Kodi eshte qe te gjitha aktet ligjore qe merren nga KQZ-ja duhen nenshkruar nga kryetari dhe nenkryetari i ketij institucioni. Kryetari dhe nenkryetari i KQZ-se kishin nje status te barabarte per te krijuar kete besim ne zbatimin e Kodit. Pra ishin tri garanci ku qe te gjitha u shkelen. A e dini pse anetaret e opozites nuk jane prezente ne KQZ Sepse nuk duan te behen as bashkautore dhe as bashkefajtore me shkeljet e ligjit te ketij kryetari te KQZ-se. Kjo eshte arsyeja pse ne duam qe ky komision te shkrihet.
Cilat jane garancite qe ju kerkoni per zgjedhjet
Qe te shkohet ne zgjedhje duhen lista te sakta qe pergatiten nga pushteti vendor por eshte serveri qendror qe i perpunon ato dhe qe monitorohen nga pushteti vendor Lulezim Basha e Ferdinand Poni dhe qe opozita nuk ka asnje akses. Dhe ketij ambasadori lidershipi i PS-se i ka kerkuar dhe ne takimin e fundit ai ka premtuar se do te keni akses. Une kam deklaruar ne Parlament se jane prodhuar karta false ndersa nje numer i madh i votuesve shqiptare kane votuar pa dokument identifikimi. fare duhet te ndodhe me ne kete vend garanci do te kete per keto karta cgaranci do te kene votuesit shqiptare se do te votojne sipas parimit cdo votues - nje vote. Elementi i trete eshte institucioni qe menaxhon zgjedhjet. fare besueshmerie do te kemi ne tek ky institucion qe ne mes te dites shkel me te dyja kembet Kodin Elektoral qe ky njeri nuk zbaton ato qe ka shkruar Parlamenti shqiptar. Qe te behen zgjedhje ne Shqiperi duhen garanci per listat zgjedhore garanci per kartat e identitetit dhe e treta garanci per KQZ-ne.
Nese keto nuk ndodhin ju nuk do hyni ne zgjedhje
Nuk e kemi thene asnjehere se nuk do marrim pjese ne zgjedhje apo se nuk do te vijme ne pushtet pa vote. Ne do te vijme ne pushtet vetem permes votes. Kjo eshte e qarte. Ne keto kushte ne do te jemi barrikade per te ruajtur voten e lire dhe per te bere zgjedhje reale dhe te verteta ne kete vend.
Nese zoti Berisha nuk i pranon keto qe thoni ju...
Nuk do te kete zgjedhje ne Shqiperi. Nese Berisha do te vazhdoje pucin e tij nuk ka zgjedhje ne Shqiperi. Duhet te kete dy veta qe te behen zgjedhje se nuk ka se cte zgjedhin kur eshte vetem nje. Nese vazhdon me grusht shteti dhe ne do te sillemi si ndaj grushtit te shtetit dhe sundimtarit jo ne por populli nuk do lejoje. Do te ndeshet balle per balle me nje publik te gjere. Detyra jone eshte tia bejme te qarte kundershtarit partnerit popullit shqiptar se ceshte ky veprim qe po ben Berisha dhe cndodh pas kesaj. Ky eshte misioni i opozites ne te gjithe boten.