E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Marrëveshja kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i ka vlerësuar si një arritje të rëndësishme marrëveshjet në dialogun e fundit midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për bashkëpunimin rajonal dhe mbi zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit.

Në një njoftim për shtyp, të publikuar në faqen zyrtare të presidencës, ai thekson se këto marrëveshje të arritura me një vullnet politik të përbashkët dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nuk cënojnë parimet e pavarësisë së Kosovës, si shtet i pavarur, që tashmë njihet zyrtarisht nga 88 vende anëtare të OKB-së, dhe as integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

Më tej Presidenti i Republikës thekson se marrëveshjet e mësipërme midis Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon, por janë një hap konkret drejt rrugës së përbashkët në integrimin evropian. Ato i shërbejnë pjesëmarrjes me të drejta të plota të Kosovës në të gjitha veprimtaritë rajonale, paqes dhe prosperitetit të popujve të Ballkanit, si pjesë e rëndësishme e Evropës demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›