Topi: Mbështes dialogun politik, por jo pa fund dhe pa zgjidhje

Tiranë, 25 gusht - Presidenti i Republikë Bamir Topi ndërsa ndodhej i pranishëm në Konferencën e Ambasadorëve i është përgjigjur interesimit të medias. I pyetur nga gazetarët në lidhje më mundësinë e dështimit të negociatave edhe në shtator presidenti tha se kësaj pyetje nuk i përgjigjet presidenti, ndërsa shtoi se mbetet gjithmonë inkurajues i dialogut politik dhe i zgjidhjeve të rëndësishme që vijnë nëpërmjet dialogut politik, sepse kur ka dialog pa fund dhe pa zgjidhje, nuk jemi racionalë, raporton gazeta Shekulli.
Më tej presidenti Topi ka theksuar se partitë politike duhet të jenë më shumë në Parlament, sepse pas konfigurimit të ri, pas zgjedhjeve të fundit, janë më pak në Parlament.
Ndërkohë sa i përket emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, komenti i presidentit ishte ky: "Pavarësisht se shumë njerëz janë me pushime, unë jam në punë dhe jam në vijim të atij procesi që do të garantojë sigurinë që këto institucione do të jenë me njerëzit më të përgatitur"
Sa i përket çështjes së Kosovës, presidenti Topi tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të fillojnë sa më shpejt një dialog konstruktiv të domosdoshëm, për të nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.