E Diel, 1 Nëntor 2026

Haga nuk e liron Nikola Shainoviqin as përkohësisht

Hagë, 25 gusht – Këshilli për ankesa i Tribunalit të Hagës, ka refuzuar sot kërkesën e serbit Nikola Shainoviq për lirim të përkohshëm për shkak të intervenimit stomatologjik, është njoftuar në GJND.
Ish-nënkryetari i Qeverisë së RF të Jugosllavisë, Shainoviq, është dënuar nga Tribunali i Hagës më 26 shkurt 2009 me 22 vjet burg. Po kaq njëkohësisht janë dënuar edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të armatës së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniq dhe ish-komandanti i Armatës së tretë të Jugosllavisë, Nebojsha Pavkoviq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›