E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Mbështetja e SHBA, garanci për reformat

 

Presidenti Bamir Topi thekson në mesazhin për Presidentin e ri të SHBA-së, Barak Obama, se mbështetja e Uashingtonit është garanci për kryerjen me sukses të reformave. "Më lejoni, zoti President, që, me këtë rast, të ritheksoj besimin tim, se niveli i shkëlqyer që ka karakterizuar marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe SHBA-së, gjatë Presidencës Suaj, do të forcohet dhe zhvillohet më tej, në dobi të dy popujve tanë miq. Angazhimi i SHBA-së në mbështetje të popullit tim, përgjatë gjithë proceseve të brendshme demokratike-reformuese dhe sfidave atlantike-integruese, është për ne garanci inkurajuese për vazhdimësinë dhe kryerjen e suksesshme të tyre". Sipas tij, "Dëshiroj t'Ju siguroj, zoti President, për angazhimin tim dhe të vendit tim, si aleatë e partnerë të besueshëm përkrah popullit amerikan, në trajtimin e politikave të përbashkëta rajonale dhe globale, me synim paqen, stabilitetin dhe zhvillimin, për një bashkëjetesë harmonizuese mbarëbotërore!".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›