E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-te perndjekurit Mauzoleumi i diktatorit te shembet - Presidenti Topi po mban qendrim tinezar

06-11-2010 / Gazeta 55

Tjeter deklarate e Shoqates Antikomuniste te Ish-te Perndjekurve Politike e cila denoncon keqperdorimin qe institucione kushtetuese ne sherbim te nomenklatures po bejne nen emrin e tyre lidhur me prishjen e Piramides

Shoqata Antikomuniste e te Perndjekurve Politike Demokrate te Shqiperise ka shprehur edhe njehere opinionin e saj ne lidhje me shembjen e mauzoleumit te diktatorit. Permes nje njoftimi per shtyp ish te burgosurit dhe te perndjekurit politike por edhe per gjithe shqiptaret mauzoleumi i Enverit perfaqeson nje simbol Pushtetin gjakatar te diktatures komuniste. Per kete jemi te deshperuar pse Presidenti Topi mori ne mbrojtje kete mauzoleum. Jemi gjithashtu te deshperuar edhe per disa qendrime te tij te meparshme qe ne i konsiderojme fyese per ne. Te tille jane mos firmosja prej tij e ligjit te lustracionit ne nje kohe qe parlamenti e kishte miratuar ate me shumice votash propozimet per emerim ne Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte te ish persekutoreve tane anetare te gjyqeve falso te zhvilluara kunder nesh thuhet ne njoftimin per shtyp te Shoqates Antikomuniste e te Perndjekurve Politike Demokrate te Shqiperise.
Ish te perndjekurit i kerkojne gjithashtu presidentit te Republikes te rishikoje qendrimin e tij dhe te keshilltareve qe e rrethojne ne menyre qe ne te ardhmen te pozicionohet ne radhen e demokrateve te vertete dhe jo te atyre qe per motive tinezare kerkojne ti vene minat pushtetit demokratik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›