Pasaportat prodhimi ekspres prej 8 nentorit

Ministria e Brendshme njofton se nga e hena e javes se ardhshme do te nise prodhimi i pershpejtuar i pasaportes biometrike.
Te gjithe ata shtetas qe kerkojne pasaporten ne vetem dy ose tre dite do te mund ta marrin ate kundrejt vleftes prej 15 mije lekesh te reja.
Ministria sqaron se te gjithe shtetasit mund te aplikojne por vetem prane zyrave te Aleat ne njesite bashkiake 3 4 dhe 10 te Tiranes.