E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, 49 viktima të futur nëpër qese

Viktima në Meksikë, foto arkiv

Policia meksikane ka gjetur 49 viktima dhe trupat e tyre ishin të mbështjella me qese plastike.

Trupat e pajetë u gjetën në qytetin verior të Meksikës, Monteri.

Prokurori i Përgjithshëm, Adrian de la Garca, ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë qenë imigrantë.

Ai tha se viktimat mund të jenë vrarë dy ditë më herët në një tjetër lokacion.

Kartelat meksikane të drogës kanë përshkallëzuar luftën e terrorit në këtë vend. /Evropa  e Lirë/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›