Shtypi gjerman: Ja pse Greqia duhet të dalë nga Eurozona

Gazeta gjermane, "Spiegel"
Shtypi i huaj ka hedhur ide të ndryshme për krizën greke dhe daljen e mundshme të Greqisë nga eurozona.
Akropolis adieu!, (lamtumirë Akropolis), është ky titulli i gazetës së njohur gjermane “Spiegel”.
Pamja me kolona të thyera dhe ajo e një monedhe euroje e copëtuar ishin të vendosura si sfond pas frazës Pse Greqia tani duhet të largohet nga zona euro.
Në ditët e fundit, dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Greqi, ku morën kryesimin partitë radikale, të cilat kundërshtojnë politika shtrënguese ekonomike në Gjermani, politikanë të ndryshëm dhe figura të njohura të ekonomisë janë shprehur pro daljes Athinës nga unioni monetar i përbashkët evropian.
Qeveria gjermane ka ripërsëritur, të premten për herë të fundit, se vazhdon të ketë plane për stabilizimin e Greqisë në eurozonë, por vetëm me kusht që qeveria e ardhshme greke të respektojë marrëveshjet e arritura dhe të përmbushë angazhimet e pranuara.
/Alban News/
Përgatiti: E.L