E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Nuk ka kohë për konflikte boshe

Kreu i shtetit, tha se shoqëria shqiptare i ka të gjitha potencialet për ta arritur këtë, edhe pse shpesh ndeshemi me raportime shqetësuese që lidhen me të drejtat individuale dhe kolektive të njeriut. Në këtë kontekst, ai përmendi edhe konfliktin e gjatë politik në vend.

“Mbi të gjitha, ne nuk mund të mos konstatojmë sot një nivel të lartë të konfliktualitetit politik, mungesë dialogu institucional dhe retorikë denigruese që largon vendimmarrjen nga shqetësimet reale qytetare. Shpesh herë kemi parë sesi individë apo institucione politike, të cilët kanë përgjegjësi dhe detyrimin zyrtar e publik të jenë përfaqësues, tolerantë dhe transparentë, - të veprojnë ndryshe, duke cënuar me sjelljet dhe vendimet e tyre jo vetëm interesat individuale të qytetarëve, por edhe të vendit”, theksoi ai.

Presidenti shtoi se nuk ka kohë për të humbur me konflikte boshe. “Dita e sotme është një apel për të gjithë ata, për ta lexuar nevojën për dialog politik dhe institucional jo si një dhuratë apo lëshim, por si detyrim kushtetues e civil, si mjeti i vetëm për t’u shërbyer si duhet qytetarëve dhe shoqërisë. Një vend me probleme që kërkojnë zgjidhje, nuk ka kohë për të humbur me konflikte boshe politike, nominale apo ideologjike. Politika ka përgjegjësinë të mos lejojë asnjëherë të shndërrohet në faktor dominues mbi qytetarët dhe interesat e tyre, por të bashkëjetojë dhe të bëhet zëdhënëse e këtyre interesave”, vijoi kreu i Shtetit.

Në vitin 1995, Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi ta shpallë 16 nëntorin “Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës”. /Start/

                                                                                             2011-11-17 08:54
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›