Topi: Numërimet të mbyllen shpejt dhe me korrektësi

Sipas tij, ky numërim duhet të pasqyrojë qartë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, në mënyrë-sipas tij-që Shqipëria të hedhë edhe një hap tjetër përpara drejt integrimit të saj në Bashkimin Evropian.
Deklaratat e kreut të shtetit u bënë gjatë një takimi me delegacionin parlamentar të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë. Gjatë bisedës, presidenti Topi vuri në dukje se “rritja e bashkëpunimit në fushën e rëndësishme të diplomacisë parlamentare, nxit ndjeshëm dialogun parlamentar dhe forcon institucionet e pavarura”.
Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe përkrahjen e vazhdueshme dhe angazhimin e shtetit holandez për njohjen e pavarësisë së shtetit të ri të Kosovës dhe integrimit të plotë të të gjitha vendeve të rajonit tonë. Delegacioni parlamentar i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta shprehu përkrahjen dhe mbështetjen për përpjekjet integruese të Shqipërisë në familjen evropiane, “si një perspektivë e qartë në interes edhe të vetë Evropës”. /S.Ll/Start/
2011-05-13 15:35