E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate në KQZ për fletët, numërohet edhe një tjetër kuti

Përfaqësuesit ligjorë të PS në Komision, thanë se ka pasur ndërhyrje në kutitë me fletët që po numërohen.

Nga ana e tij, kryetari Ristani deklaroi se "kutitë kanë ardhur të rregullta nga KZAZ-të duke pasur edhe kodet e sigurisë dhe janë mbajtur edhe procesverbale për to".

Nga numërimi i fletëve të kutisë 18 67 nga KZAZ-ja 50, që i përket Njësisë bashkiake Nr 6, rezulton që kandidati demokrat, Lulzim Basha të ketë marrë 9 vota, ndërsa ai socialist vetëm 1 votë. Pas numërimit të fletëve të kontestuara në këtë kuti rezulton, se në total votat shtesë për kandidatin Basha në 55 kuti të numëruara deri tani janë 89, ndërsa për kandidatin e opozitës, Edi Rama, 32.

Edhe gjatë ditës së sotme, dhjetëra simpatizantë të opozitës janë mbledhur para ambienteve të KQZ-së. Deri më tani, situata është e qetë dhe ndryshe nga një ditë më parë, protestuesit nuk po konfrontohen me forcat e rendit. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-20 11:24
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›