Nderkombetaret vleresuan Kodin: Te zbatohet
Faktori nderkombetar ne vend reagoi pozitivisht ndaj miratimit ne kohe te Kodit te ri Zgjedhor. Prezenca e OSBE/ODIHR-it vleresuan konsensusin dhe miratimin ne kohe, pavaresisht sugjerimeve qe duhej te diskutohej gjeresisht. Duke qene se ligji i ri zgjedhor u miratua ne nje situate kaotike, me deputete greviste ne salle, qendrimi i nderkombetareve, ishte i balancuar per situaten e momentin kur po diskutohej. Levizje u pane dhe nga Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Uithers. Nje dite para miratimit te Kodit Zgjedhor ne Kuvend, Uithers zhvilloi takime koke me koke me dy kreret e forcave te medha politike. Fillimisht Uithers takoi kryeministrin Sali Berisha dhe me pas kryetarin e PS-se Edi Rama, ku diskutoi mbi votimin e Kodit ne nje situate te pazakonte, duke qene se Kuvendi ishte "zaptuar" nga deputetet greviste, qe nuk pajtoheshin me Kodin Zgjedhor. Nderkohe qe te njejten dite qe po miratohej kodi, Uithers se bashku me ambasadore te vendeve te tjera ne zyren e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, ku ishin dhe nenkryetaret e Kuvendit diskutuan mbi situaten. Bisedime qe u zhvilluan vetem pak ore para votimit ne seance, te Kodit Zgjedhor. Menjehere pas ketyre takimeve, Kodi u votua me konsensus te madh votash.
Votimi
Plot 112 vota mori ne Kuvend, Kodi i ri zgjedhor. Dy partite e medha politike por dhe disa te vogla, votuan pro ligjit te ri te zgjedhjeve. I vetmi qe votoi kunder ne salle ishe nenkryetari i Kuvendit, Neritan Ceka. Ndersa abstenuan kater deputetet e PBDNJ.
Votimi
Plot 112 vota mori ne Kuvend, Kodi i ri zgjedhor. Dy partite e medha politike por dhe disa te vogla, votuan pro ligjit te ri te zgjedhjeve. I vetmi qe votoi kunder ne salle ishe nenkryetari i Kuvendit, Neritan Ceka. Ndersa abstenuan kater deputetet e PBDNJ.