Brahimi: Rregullohet me dispozite kalimtare
Jo vetem politika por edhe juristet jane te percare ne komentin qe i bejne dekretit te Presidentit Bamir Topi per te kthyer ne Kuvend, per rishqyrtim Kodin Zgjedhor. Juristi Gent Ibrahimi tha dje se ceshtja, per te cilen kreu i shtetit ktheu ligjin, eshte teknike. Sipas Ibrahimit, fare mire ajo mund te rregullohet me nje dispozite kalimtare, ku te saktesohet se perjashtohen keto zgjedhje nga detyrimi per Presidentin qe te dekretoje daten nente muaj perpara. Ibrahimi sugjeroi madje se Kuvendi edhe nese e le pa miratuar, Kodi hyn vete ne fuqi dhe dispozita nuk eshte se krijon probleme. Juristi vleresoi, se nje xhest i tille nga ana e Presidentit, sigurisht qe ka nuanca politike brenda tij. Ndersa ish kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume tha se nje parregullsi e tille ne Kod, i krijon problemet Presidenti te Republikes, Bamir Topi. Kume theksoi se me te tille gabim, kreu i shtetit nuk ka mundesi reale te zbatoje ate pike te Kodit Zgjedhor, qe e detyron te dekretoje daten e zgjedhjeve nente muaj para zhvillimit te tyre. Kur nuk mbeten me pak se gjashte muaj ne baze te Kushtetutes per zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.