Pensionet 2.9% më të ulëta se në vitin 2005
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Sindikata: 17 mijë lekë pension për të mbajtur frymën
200 mijë pensionistë paguajnë 16 milionë dollarë më tepër ilaçe në vit me xhepin e tyre, për shkak të heqjes nga lista e rimbursimeve të barnave cilësore. Prof. Isa Gorica rrëfen në një intervistë për gazetën “Ballkan” të gjithë shkaktarët e varfërimit të pensionistëve, ku një peshë të madhe të fajit e mbajnë shërbimet e shtrenjta e të parimbursueshme shëndetësore. Përveç atyre që ai i quan vektorë të drejtpërdrejtë të varfërimit të kësaj shtrese, janë edhe faktorë të tjerë ekonomikë, si inflacioni, thellimi i buxhetit tregtar, puna e zezë e pazbardhur, rritja e shkallës së papunësisë, rënia e investimeve për të hapur fronte të reja pune. Nisur nga të gjithë këta faktorë, kreu i Konfederatës së Sindikatës së Pensionistëve, Prof. Gorica, thotë se është rritur pragu i minimumit jetik dhe tashmë nuk duhet të ketë më pensione nën 17 mijë lekë, ndërkohë që pensioni mesatar është vetëm 12 400 lekë. Ndërkohë, ai argumenton se përse nuk kanë bazë pretendimet zyrtare se pensionet në tri vite janë thuajse dyfishuar, deklarata të cilat lënë pa llogaritur rritjen e shfrenuar të çmimeve.
-Kryeministri Berisha premtoi në fillim të mandatit qeverisës, se do të dyfishonte pensionet brenda mandatit qeveritar. Tashmë ka mbetur më pak se një e katërta e kohës. A do të mjaftonte kjo kohë, që qeveria të mbajë premtimin e saj kundrejt kësaj shtrese të gjerë votuesish?
Në këtë kohë të mbetur është e pamundur që të realizohet premtimi i dhënë për dyfishim të pensioneve, duke marrë si bazë krahasimin e viteve 2005-2006, që është krahasim i rezultateve politike. Në fushatë kryeministri aktual bëri premtime madhore, dhe një nga tri më të bujshmet ishte dyfishimi i pensioneve, e cila nuk është arritur.
-Si specialist i fushës së ekonomisë, a mund të na argumentoni se sa ka qenë rritja reale përtej asaj të pretenduar?
Rritja nominale e pensioneve të qytetit, domethënë rritja në kuptimin e masës së parave që pensionistët marrin, në periudhën 2005-2008 për qytetin është nën nivelin 35%-shit, kurse pensionet e fshatit pësuan një rritje më të madhe deri në 45%. Por, rritja reale që ka parasysh inflacionin dhe rënien e fuqisë blerëse, e studiuar në tre vektorët: i drejtpërdrejtë, i tërthortë dhe i fshehtë, tregoi se pensionet mesatare të 2008-s janë aktualisht 2.9% më të ulta, krahasimisht me pensionet mesatare reale të vitit 2005.
-Cilat janë shkaqet e rënies reale të të ardhurave nga pensioni?
Federata e Sindikatave të Pensionistëve të Shqipërisë ka bërë një analizë të hollësishme të rënies së pensionit mesatar real, nga të cilat, faktorët kryesorë janë rritja e taksave të konsumit. Taksa më vrasëse për pensionistët është TVSH. Ajo ka qenë dhe ka mbetur 20%. Dyfishimi i çmimeve të mallrave të konsumit të gjerë (si energjia, buka dhe të gjitha prodhimet e brumit, bulmetrat, vajrat dhe indirekt edhe mishi), kanë krijuar ndikim negativ në reduktimin e pensionit real. Por një ndikim të madh ka pasur sidomos rritja e çmimeve të ilaçeve dhe ndryshimet e herëpashershme të listës së ilaçeve në disfavor të pensionistëve. Po jap një shembull: Vetëm “përmirësimi” i fundit i listës së ilaçeve të rimbursueshme, ka përcjellë një mbishpenzim rreth 16 milionë dollarë në vit tek 200 mijë pensionistë që janë edhe pacientë kronikë. Marifeti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe komisionit që harton listën, qëndron tek heqja nga lista me nr.1 të ilaçeve të BE-së, me efektivitet të lartë në kurim dhe duke u vënë këto ilaçe me numrat 2,3,4. Ndërsa në vend të tyre me numër 1 janë vendosur ilaçe me cilësi të dobët nga Kina, India etj.
-Eshtë e papritur kjo që thoni, pasi së paku dy vitet e fundit, na thonë se ka përmirësim të listës dhe se janë hequr barnat e dobëta. Këtë vit ka ndodhur e kundërta, sipas kësaj që ju po pohoni këtu.
E vërteta është se lista e barnave të rimburesueshme nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar në vitin 2008, sepse ndërsa nga njëra anë ka një rritje të gamës së ilaçeve të rimbursuara me efektivitet të ulët, nga ana tjetër ka një ulje të konsiderueshme të ilaçeve cilësore, që kanë qenë më parë dhe efekti i këtij ndryshimi bën që pensionistët të paguajnë 16 milionë dollarë ilaçe më tepër (duke blerë ilaçet e mira nga xhepi). Një ndër shkaqet e rënies së pensionit real është rritja e shpenzimeve për analizat laboratorike të pacientëve si dhe rritja e çmimeve të ekzaminueshme (rritje prej 50% në shtet e privat, krahasuar me 2005-n.)
-Kriza e skemës së sigurimeve, sa reale dhe e afërt është si kërcënim?
Kriza e skemës do të ndodhë dhe do të thellohet në mënyrë drastike për tri arsye: Së pari, ka një normë pune të zezë shumë të lartë. Vetëm në biznesin e qytetit nuk paguajnë kontribute rreth 225 mijë vetë nga 400 mijë të punësuar dhe në fshat, ku janë mbi 450 mijë të vetëpunësuar, paguajnë kontibute vetëm 150-160 mijë vetë. Me këtë normë të lartë të punës së zezë, të vetëpunëuarit në fshat paguajnë në nivelet minimale kontribute. Gjithashtu, ka një rritje të shkallës së papunësisë, me dy burime të dukshme: Privatizimi i objekteve shumë të rëndësishme si ARMO, KESH etj dhe rënia e ritmeve të ndërtimeve në vend.
Një faktor tjetër është thellimi i buxhetit tregtar, që do të thotë rritje shumë e madhe e importeve dhe një rritje shumë e vogël e eksporteve e ky disnivel ekonomik në tregtinë e jashtme redukton së tepërmi investimet për vende të reja pune. Në bazë të analizave të sindikatës të bëra në 5 vjet, na rezulton se niveli i dobisë së investimeve publike, qendrore e lokale, të cilat zënë rreth 2 miliardë dollarë në vit, është i ulët. Investimet publike zgjasin tej afateve të parashikuara, sidomos në infrastrukturë, kështu që ka humbje të madhe në kohë. Së dyti, jo të gjitha investimet, për shkak të firmave joserioze, të korrupsionit në tendera, kalojnë vlerat e parashikuara në preventiv dhe ai lloj investimi që brenda vitit buxhetor realizohet 50-60%, e humb vlerën e tij.
-Sa është pensioni minimal dhe maksimal pas rritjes së fundit, sa është pensioni mesatar dhe sa arrin të përballojë pensionisti me këto të ardhura?
Pensioni minimal është 9400 lekë (në qytet) kurse pensioni maksimal është 18 mijë e 800 lekë, por këtë e marrin vetëm 10% e pensionistëve. Pensioni mesatar në qytet është 12 400 lekë, pra është më poshtë se niveli i minimumit jetik të llogaritur në 2001-shin, kur minimumi llogaritej të ishte 12 700 lekë. Ndërsa sipas studimit më të fundit të sindikatës, tani minimumi jetik është 17 mijë lekë.
-Rritja e diferencuar e pensioneve, (më shumë pensionet e ulta se të lartat), çfarë ndikimi ka pasur në skemën e përfitimit, thënë ndryshe, që i ka prishur raportet mes pensioneve të vogla e të mëdha, si do të interpretohej prej jush si sindikatë?
Eshtë e vërtetë se vitet e fundit ka një prishje të raporteve maksimale-minimale. Sipas ligjit të aprovuar në vitin 93 nga kjo maxhorancë që është në pushtet, raporti duhe të jetë dy pensione të vogla baras me një pension të madh. Por ky raport është prekur në mënyrë tillë, që nga 1 me 2 është kthyer 1-1.76, gjë që tregon se janë bërë rritje të pastudiurara të pensioneve, por ka edhe ndikim politik se pensionet e ulëta në qytet po rriten më shpejt se më të lartat. Kjo prish parimin e kontributit dhe thellon barazitizmin e pensioneve, ndërkohë kur thithja e kontributeve nga të punësuarit është në raportet 1 me 5. Pra, ndërsa vazhdon të ruhet raporti i kontributeve (kontribuon deri në pesëfish më tepër një i punësuar sesa një tjetër), është prishur raporti i përfitimeve.
-Qeveria ka parashikuar, që duke ulur masën e pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit, të sigurojë zgjerim të bazës së kontribuesve. Si e parashikoni ndikimin mbi skemën të kësaj politike fiskale?
Ky është një nxitim në politikën fiskale, sepse Ministria e Financave së bashku me ISHSH-në, para se të bënin një propozim të uljes së kontributeve të paguara nga punëdhënësit, duhet t i referoheshin përmirësimit të strukturës së kontributeve, ku kontributi për sigurime shëndetësore është vetëm 3.7%. Ndërkohë që ky kontribut, i përllogaritur nga Ministria e Shëndetësisë por edhe nga ana jonë si sindikatë, duhet të jetë mbi 7%, gjë që do të kontribuonte në përmirësimin e shërbimit shëndetësor.
-Duke u rikthyer tek tema e pensioneve, sipas përllogaritjeve tuaja, sa është shtrenjtuar jetesa për një person dhe mesatarisht për një familje e për një pensionist?
Në bazë të studimit tonë, rezulton se një pensionist i moshës së tretë, në raport me një person të moshës së dytë, gjatë një muaji harxhon për shërbime mjekësore 135% më shumë, ndërsa për nevoja të tjera harxhon 80% të shpenzimeve përkatëse të një personi të moshës së dytë. Por, nëse marrim rezultanten e të dyja grupeve të nevojave, një pensionisti i nevojiten minimalisht 18 mijë lekë në muaj, nga të cilat, për ilaçe, mbi 7 mijë lekë të reja në muaj. Por, për fat të mirë, duke përjashtuar 87 mijë familje të vetmuara pensionistësh, pa përkrahje, pjesa tjetër e pensionistëve, për shkak të solidaritetit të fortë familjar, jetojnë shumë më mirë se standardi që do t i siguronte pensioni.
Ndërkohë, rritja e çmimit të energjisë 40% nuk është mbuluar nga rritja e pensionit, as si rritje, as si kompensim. Po kështu, asnjë artikull bazë nuk është futur në rritje dhe i ashtuquajturi kompensim i bukës, energjisë dhe i artikujve bazë, ka mbetur i ngurtësuar dhe i palëvizshëm prej vitesh.
Rritja e çmimit të energjisë 40% nuk është mbuluar nga rritja e pensionit, as si rritje, as si kompensim. Po kështu, asnjë artikull bazë nuk është futur në rritje dhe i ashtuquajturi kompensim i bukës, energjisë dhe i artikujve bazë, ka mbetur i ngurtësuar dhe i palëvizshëm prej vitesh.
Rritja e pastudiuar e pensioneve ka prishur parimin e kontributit dhe thelluar barazitizmin e pensioneve, ndërkohë kur thithja e kontributeve nga të punësuarit është në raportet 1 me 5. Pra, ndërsa vazhdon të ruhet raporti i kontributeve (kontribuon deri në pesëfish më tepër një i punësuar sesa një tjetër), është prishur raporti i përfitimeve
Intervistoi Denisa KonaKy lajm është publikuar: 30/09/2008