E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Video e Rames per token e "Tajvanit", nje truk"

Truk te kryetarit socialist Edi Rama, e quajti dje kryeministri Sali Berisha, videon e transmetuar dite me pare, per votimin e bere nga Keshilli Bashkiak i Tiranes per vendimin mbi pronen e "Tajvanit". Video e cila tregonte se dakord per shitjen e tokes me cmim te ulet tek ish Parku Rinia, ishin edhe keshilltaret demokrate, ndersa kreu socialist, jo. "Si mund te me pyesni mua per truket qe gajaset edhe vete zoti Rama kur i sheh. Une nuk mund t'i komentoje ato. Ajo eshte menyra me e keqe per te mbrojtur zotin Rama", u shpreh kryeministri. Qendrimin, kreu i qeverise e beri pas takimit me kryetarin e Partise Liberale Serbe ne Kosove, Sllobodan Petrovic. Prej kohesh, deputetet demokrate po akuzojne ashper kreun e bashkise se Tiranes, Rama se e ka dhene me cmime qesharake token ne qender te Tiranes. Gjate takim mes paleve u diskutua situata ne Kosove dhe marredheniet mes Shqiperise dhe Serbise. Pas takimit, kreu i qeverise theksoi se presidenti Serb Tadic, eshte u mirepritur te vizitoje Shqiperine dhe se madje po punohet per viziten e tij te ardhshme. Nga ana e tij, Petrovic, nuk mundi te jape nje pergjigje nese do te mund te kete ne te ardhmen nje njohje te Kosoves nga Serbia. Sipas tij nje pergjigje te tille duhet ta jape kreu i shtetit serb, Boris Tadic. Gjate takimit, kryeministri Berisha beri te ditur se qeveria shqiptare do te kontribuoje me nje fond modest, prej 400 mije euro per komunen e Gracanices.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›