LSI PS te distancohet nga Edi Rama

Levizja Socialiste per Integrim i beri thirrje socialisteve te distancohen nga qendrimi i Edi Rames. Sipas sekretarit te pergjithshem te LSI-se Luan Rama, kreu i PS-se po ben shantazh per te mos humbur Bashkine e Tiranes.
"Është fare e thjeshtë për ta kuptuar se Edi Rama kërkon ti dhurohet bashkia e Tiranës. Ai e di shumë mirë që me largimin e tij prej andej, socialistët do ta largojnë dhe nga PS. Dhe kështu, do të marr fund pëfundimisht një vatër e kontaminuar keq që përdoret për interesa që nuk kanë të bëjnë me interesat e qytetarëve të Tiranës, prandaj socialistët duhet të distancohen nga Edi Rama. Socialistët të ngrihen në nivelin e përgjegjësive të misionit të tyre të shenjtë të solidaritetit dhe të vlerave që ata kanë kultivuar në vite. Sepse nuk iu shkon socialistëve shqiptarë që të jenë jashtë proceseve integruese dhe europianizuese të vendit, nuk u shkon të bëhen pengesë për rrugën e pakthyeshme të Shqipërisë europiane", deklaroi Luan Rama, sekretar i përgjithshëm i LSI.
Rovena Moçka