E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Alibeaj Rama nuk deshiron hetimin

Edi Rama nuk është i interesuar për hetimin e zgjedhjeve. Këtë e deklaroi Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Enkelejd Alibeaj i cili e ka krahasuar sjelljen e  kreut të opozitës me atë të komisionerit Dik Marti.  

"Ky zotëri ka një vit e gjysëm që vetëm refuzon hetimin që ne i kemi ofruar, që ligji i ka ofruar. Ky zotëri nuk e do hetimin sepse e di që ai është humbësi i madh i zgjedhjeve më të mira që ka patur ndonjëherë vendi dhe i dështuari më i madh i politikës shqiptare. Ky zotëri nuk e do hetimin sepse nuk ka asnjë provë për ndryshim të rezultatit, sic shkruhet e zeza mbi të bardhe në raportin e OSBE/ODIHR. Ky zotëri njësoj si Dick Marty shpif dhe akuzon pa prova, zoti Dick koha juaj ka mbaruar!", deklaroi Enkelejd Alibeaj, deputet i PD.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›