Shijak, plagosen me armë 4 persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Shijak ku si pasojë e një sherri mes dy fiseve janë plagosur katër persona.
Mësohet se sherri ka nisur disa ditë më parë por sot ka përfunduar duke për të “shuar konfliktin” janë përdorur thikat dhe më pas edhe armët e zjarrit.
Të plagosurit janë Admir Ujka, Artan Ujka të cilët janë plagosur me armë zjarri dhe Ylli Kola dhe Bledar Kola janë plagosur me thikë ku ky i fundit është në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar në polici dy persona të cilët janë përfshirë në konflikt dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.