E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfarth sërish kundër numërimit elektronik: Kërkon kohë dhe trajnim

Share

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, ka përsëritur sërish sot qëndrimin se është kundër numërimit elektronik të votave në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, numërimi elektronik nuk mund të vihet në zbatim gjatë këtyre zgjedhjeve, pasi kërkon kohë dhe trajnim.

Deklarata e tij është bërë nga Shëngjini, ku Volfarth është takuar me kreun e kësaj komune. Duke folur për reformën zgjedhore, ai ka thënë se ajo duhet të përfundojë brenda afateve të përcaktuara, ndërsa është shprehur i kënaqur me atë që e konsideroi frymë bashkëpunimi mes partive. Edhe pse në fakt, opozita është shprehur publikisht e shqetësuar në lidhje jo vetëm me reformën zgjedhore, që ka ngecur, por edhe me reformën parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›