E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Procesi Gërdeci, zvarritja e papranueshme

TIRANE-Sot në 3 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 persona, Presidenti Bamir Topi ka vlerësuar si të papranueshëm zvarritjen që po i bëhet procesit gjyqësor ndaj kësaj ngjarje të rëndë.
Vlerësimi u bë sot gjatë një bisede që pati kreu I shtetit shqiptar në Presidencë me Drejtorin Rajonal për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, zotin Daniel Fërn, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Sic bën të ditur zyra për shtyp e Presidentit, në takim, Presidenti Topi theksoi rolin e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës, sidomos duke pasur parasysh trevjetorin e tragjedisë së Gërdecit dhe zvarritjen e papranueshme të procesit gjyqësor të saj, në mënyrë që “qytetarëve shqiptarë t’u rikthehet plotësisht besimi tek drejtësia.”

Më pas, Presidenti Topi bëri një përshkrim të zhvillimeve më të fundit në Shqipëri dhe të arritjeve në drejtim të konsolidimit të institucioneve demokratike dhe të pavarësisë së tyre si dhe të shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së suksesshme të zgjedhjeve të ardhshme vendore të 8 majit 2011.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›