Rreh vellane per pronen plagoset nga babai

Ymer Tanushi ka perfunduar ne pranga pasi ka qelluar me arme te birin i cili po perleshej me te vellane
DIBR - Sherri per pronesine mes dy vellezerve ka arritur deri ne perleshje fizike e me pas ne perdorimin e armes nga babai i cili ka qelluar me cifte njerin prej djemve duke e plagosur. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Zall-Rec te Dibres ku sipas policise shtetasi Ymer Tanushi ka qelluar me arme zjarri cifte djalin e tij Florim Tanushi.
Mesohet se shkak per ngjarjen eshte bere nje konflikt pronesie. Dy vellezerit Saliu dhe Florimi jane grindur lidhur me pronesine e nje cope toke. Sherri ka filluar me fjale por me pas ata kane nisur te perleshen fizikisht. Nje gje e tille eshte pare edhe nga babai i tyre Ymer Tanushi.
Ky i fundit ka tentuar ti ndaje te bijte te cilet po rriheshin njeri me tjetrin. Teksa ka kuptuar qe fjala e tij nuk po degjohej me babai ka marre ciften dhe ka qelluar me arme drejt njerit prej djemve qe sic duket ishte edhe fillesa e sherrit. Florim Tanushi eshte qelluar me arme duke mbetur i plagosur ndersa Saliu baba i dy femijeve nuk eshte prekur nga sacmet.
Djali i plagosur eshte derguar ne spital nderkohe qe pas njoftimit policia ka mberritur ne vendngjarje duke vene ne pranga babane e dy djemve. Ky i fundit ka shpjeguar edhe ngjarjen e ndodhur.