MD konstaton shkelje në hetimin e Aldo Hoxhës

Ai se ka pranuar asnjë krimin, duke deklaruar vazhdimisht se atë ditë ndodhej në shtëpi. Fatbardha Tafa, 38-vjeç, mbeti e vdekur më 7 gusht nga persona të cilët tentuan t’i grabisnin sendet personale, por në përleshje e sipër e qëlluan atë me thikë.
Ministria e Drejtësisë nga hetimet konstaton se shkeljet ligjore janë bërë në nisje të hetimeve. “I pandehuri Aldo Hoxha është hetuar në 4 procedime penale për veprat penale të vjedhjes në bashkëpunim, të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, të prishjes së qetësisë publike,të vjedhjes së thjeshtë, të vjedhjes me pasojë vdekjen dhe të plagosjes së rëndë me dashje. Dy procedime penale janë përfunduar edhe nga gjykata. Më konkretisht, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim me 8 muaj burgim. Ndërsa në rastin e dytë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprat penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të prishjes së qetësisë publike me 1 vit burgim. Procedimi penal i tretë për veprën penale të vjedhjes së thjeshtë është në proces gjykimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndërsa procedimi penal i katërt për veprat penale të vjedhjes me pasojë vdekjen dhe të plagosjes së rëndë me dashje është ende në fazën e hetimit paraprak”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Sipas inspektorëve, dy prokurorë kanë bërë shkelje gjatë fazës së hetimeve. “Shkeljet lidhen me rregullat për fillimin e ndjekjes penale, kryerjes jo të rregullt të veprimeve hetimore, si dhe aplikimin e një politike të butë penale në gjykim. Konkretisht nuk është respektuar rregullshmëria dhe vijueshmëria e veprimeve hetimore dhe për rrjedhojë prokurori nuk ka zbatuar detyrimin ligjor për fillimin e ndjekjes penale, duke ndikuar kështu në efektivitetin e politikës penale. Gjithashtu, është konstatuar se politika penale e ndjekur nuk është në raport të drejtë me rëndësinë e veprës, rrezikshmërinë e saj dhe autorit të veprës penale, si dhe nuk i përgjigjet qëllimeve parandaluese të dënimit”, thuhet më tej.
Për këtë arsye, kjo ministri kërkon nga Prokurorja e Përgjithshme që të nis procedimi disiplinor për dy prokurorë të Prokurorisë së Tiranës. “Në dy gjykatat e inspektuara janë kontrolluar 3 çështje penale themeli, si dhe dy kërkesa penale të lidhura me to, të cilat përfshijnë veprimtarinë e 5 gjyqtarëve dhe të administratës gjyqësore në funksion të tyre. Janë konstatuar shkelje në 2 çështje themeli, shkelje të cilat ju atribuohen 2 gjyqtarëve në rrethet gjyqësore Tiranë dhe Durrës. Shkeljet lidhen me zvarritjen e procedurave gjatë gjykimit dhe të meta në përpilimin e akteve. Ministria e Drejtësisë do të fillojë procedimin disiplinor për këta 2 gjyqtarë”, vijon reagimi.
Shtetasi Aldo Hoxha ndodhet në burg për vrasjen e ndodhur tek Fusha e Aviacionit. Prokuroria dyshon se 20-vjeçari është autor i krimit të ndodhur në bazë të hetimeve shkencore. /Start/
2012-09-22 09:11