Eksporti i mallrave “Made in Albania”, 23,2 për qind më shumë se vjet
08/11/2011 INSTAT: Rriten edhe importet. Deficiti tregtar 28,6 miliardë lekë, 10.5% më i lartë se shtator 2010
Eksporti i prodhimeve “Made in Albania” ka rezultuar 23,2 për qind më i lartë në muajin shtator, ose 16,949 milionë lekë mallra krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Raporti i Institutit të Statistikave tregon për një rritje edhe në kategorinë e mallrave të importuara, që kapën vlerën 45.585 milionë lekë. Eksportet kanë qenë edhe më të larta se muaji gusht sipas INSTAT-it, ose 26,3% më shumë. Ashtu sikurse eksportet, në shtator rezultuan me rritje dhe importet, që kapën vlerën 45,585 milionë lekë, me rritje prej 1.9% në krahasim me gushtin dhe 14.9% më shumë krahasuar me shtatorin e 2010-ës. Për pasojë, deficiti tregtar i muajit shtator, sipas INSTAT-it, është 28,636 milionë lekë, duke shënuar ulje 8.6% krahasuar me muajin gusht, por dhe rritjen 10.5%, krahasuar me shtatorin 2010. Eksporti i grupit “lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 2 herë, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 66.3 për qind, “tekstile dhe këpucë” u rrit 45.1 për qind. Eksporti i grupit “ushqime, pije, duhan” u ul 0.2 për qind. Importi i grupit “tekstile dhe këpucë” u rrit 49.1 për qind, “lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 45 për qind, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 36.2 për qind. Importi i grupit, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 34.9 për qind. Në shtator 2011, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 5,792 milionë lekë, duke zënë 12.7 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me gusht 2011, importi i mallrave me akcizë ka pasur ulje prej 42.2 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave 69.5 për qind, e zënë nënproduktet e naftës.