E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i angjecisë së OKB-së: Irani ka trefishuar pasurimin e uraniumit

Presidenti i Iranit Agmedinexhad, duke vizituar qendrën e reaktorëve shkencorë

Irani ka intensifikuar punën për pasurimin e uraniumit muaj e fundit, gjatë kohës kur ka refuzuar bashkëpunimin për investigimin e të dhënave, tregon një raport konfidencial i agjencisë së vëzhgimit të OKB-së.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) raporton se Irani ka trefishuar sasinë e uraniumit të pasuruar, gjë të cilën dyshohet se kërkon ta përdorë për të ndërtuar bombë atomike.

Vetë Irani thotë se po prodhon një material të tillë për reaktorët që prodhojnë izotope mjekësore. Raporti pritet të risë akoma edhe më shumë tensionin mes vendeve perëndimore dhe Iranit.

Raporti tregon se Irani deri tani ka prodhuar 5.5 ton metrik të uraniumit me pasurim të ulët (3.5%) dhe rreth 109 kg të uraniumit të pasuruar me 20%. Nëse arrin që të pasurojë uraniumin deri në 90%, rezervat e saj do të mjaftonin për të prodhuar katër raketa nukleare.

Në mbështetje të Iranit është Rusia. Kryeministri Vladimir Putin është shprehur se fokusimi tek programi nuklear është një mburojë e perëndimit për të rrëzuar regjimin klerik në Teheran. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›