Qendra Albanologjike: Enciklopedia e urrejtjes
Për Enciklopedinë e re të Maqedonisë ka reaguar dje edhe Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Kjo qendër, në cilësinë e institucionit të dedikuar për kërkimin shkencor-akademik në fushat e historisë, të arkeologjisë, të gjuhësisë, të letërsisë, të artit, të antropologjisë kulturore, si edhe në kërkimet enciklopedike shqiptare, e gjen me vend të pohojë se liria akademike është gjithçka tjetër, përpos liri për të mashtruar. Shkenca shpeshherë mund të jetë e ashpër në afirmimin e së vërtetës, por ajo nuk mund të jetë shkencë kur merr përsipër të fabrikojë dhe të prodhojë urrejtje.
"Zhvillimi historik i gjuhës shqipe dëshmon qartë për praninë e pandërprerë të faktorit shqiptar në trevat ku shqiptarët banojnë sot. E faktojnë këtë sidomos marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me greqishten e vjetër, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhët sllave. Veçanërisht marrëdhëniet gjuhësore me rumanishten, të cilat shtrihen në elementin autokton të këtyre dy gjuhëve dhe në evolucionin e njëjtë që kanë ndjekur huazimet e hershme latine, dëshmojnë se këta dy popuj kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin në periudhën e Antikitetit dhe të Mesjetës së hershme dhe se vetëm dyndjet sllave e ndanë botën shqiptaro-rumune në dy pjesë. Bashkëjetesa e këtyre dy popujve në një periudhë të hershme parasllave është dëshmi e qartë e pranisë së pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ku këta banojnë sot, sidomos në pjesën kontinentale në perëndim të Gadishullit Ballkanik", thuhet në reagimin e qendrës.
Sipas saj, të dhënat e toponomastikës antike e mesjetare, disa prej të cilave i përkasin shtresës ilire, kurse disa të tjera janë me origjinë latine, në formën e tyre dhe në zhvillimet që kanë pësuar në gojë të shqiptarëve dëshmojnë për praninë e pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ballkanike. Ndërkaq, toponimet që kanë hyrë më vonë nga gjuhët sllave dëshmojnë për një shtresë më të re, duke vërtetuar se popullsitë sllave kanë ardhur e janë ngulur në trevat e banuara nga shqiptarët në një epokë më të vonë, e njohur si epoka e dyndjeve të mëdha.
"Shkencat historike e arkeologjike kanë provuar me kohë se Maqedonia e sotme nuk ka të bëjë me Maqedoninë antike, popullsia e së cilës ishte heterogjene dhe përbëhej nga helenë, trakë e ilirë. Këta të fundit, madje, në shekullin IV p.e.s. formuan në pjesën perëndimore të saj, përreth liqenit Lyhnid ose Ohrit të sotëm, shtetin e parë ilir të enkelejve, të udhëhequr nga mbreti ilir, Bardhyli. Ata që quhen maqedonasit e sotëm, vetëm në Mesjetën e hershme u vendosën në territoret që zënë përafërsisht sot", thuhet në të njëjtin reagim.
Qendra e Studimeve Albanologjike thekson se, dyndjet e shekujve VI-VII e transformuan thellë pamjen etnike të territorit të Ballkanit. Gërmimet arkeologjike të viteve të fundit në Shqipërinë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Kosovë tregojnë se në këto treva ka pasur vazhdimësi kulturore në periudhat historike pasardhëse. Në Maqedoni, përkundrazi, kërkimet arkeologjike janë zhvilluar pa kriteret e duhura shkencore, siç është rasti i gërmimeve masive në kalatë e Ohrit dhe në të Shkupit. Rimarrja, së fundi, nga studiues maqedonas e tezës së vjetër të një "ekspansioni të dhunshëm demografik" të shqiptarëve, pa sjellë kurrfarë argumenti të qenësishëm, tingëllon mjaft arkaike në kushtet e sotme. Është i njohur fakti që në Perandorinë Bizantine popullsia arbër kishte marrëdhënie partneriteti me nivelet më të larta të administratës civile dhe ushtarake, siç ndodh me familjen Gropaj, e cila është njohur për kontributin e saj në historinë dhe kulturën e trevave të sotme maqedonase.
Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, ashtu si edhe institucionet e tjera shkencore shqiptare, alarmohet nga rishfaqja në Ballkan e metodave tendencioze antishkencore me frymëzim nacionalist, të cilat minojnë urat e miqësisë dhe të solidaritetit ndëretnik që shtetet tona po përpiqen të ndërtojmë. Është koha që pjesa e dhunshme e historisë së copëtuar të Ballkanit të mbetet në histori, për të na kujtuar reciprokisht se si nuk duhet t‘i ndërtojmë marrëdhëniet tona në Europën e popujve të lirë.