E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Sequi: Zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale kreu i shtetit Bamir Topi ka bërë sërish apel që këto zgjedhje të jenë të lira dhe ndershme.

Në një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi, presidenti Topi shprehu edhe njëherë domosdoshmërinë e zhvillimit dhe administrimit me sukses të zgjedhjeve vendore të lira, të ndershme dhe sipas standardeve më demokratike.
 

Sipas kreut të shtetit me zgjedhjet e 8 majit do të shënohet një hap tjetër cilësor përpara në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
 

Ndërsa Kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Sequi nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë zgjedhjet vendore të 8 majit për ecurinë e ardhshme integruese evropiane të vendit tonë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›