Zgjedhjet Topi ben thirrje per pjesemarrje masive

Presidenti Topi u eshte drejtuar qytetareve te te gjithe vendit qe me 8 maj te shkojne ne kutite e votimit dhe me voten e lire te bejne te mundur shkurtimin e rruges europiane te vendit tone.
Te dielen me 8 maj ne mbare vendin qytetaret jane te ftuar te votojne per organet e reja drejtuese te pushtetit vendor. Per here te gjashte ne 20 vjet ju keni te gjithe pushtetin dhe hapesiren e nevojshme per te vendosur me voten tuaj per qeverisjen lokale te kater viteve te ardhshme.
Ne ditet muajt dhe vitet qe vijne ju me te drejte do te kerkoni te keni cilesi me te larte jetese qytete dhe komuna me te zhvilluara me shume vende pune shkolla e kopshte me shume rruge te reja e infrastrukture moderne me shume siguri ekonomike dhe sociale me shume transparence ne vendimmarrje dhe politike qytetare.
Arritja e tyre nuk eshte e lehte kerkohet pune e perkushtim mireqeverisje dhe mbajtje e premtimeve burime financiare dhe njerezore te mjaftueshme dhe pjesemarrje aktive e vete qytetareve.
Hapi i pare per jetesimin e tyre eshte verdikti juaj kushtetues permes votes se fshehte me 8 maj zgjedhja juaj e lire dhe jashte cdo ndikimi pengues per kandidatet dhe partite politike qe ju besoni me shume. shte zgjedhje per ju per familjet tuaja per komunitetin ku jetoni dhe per te ardhmen e Shqiperise thuhet ne njoftimin per shtyp te institucionit te presidentit.
8 maji meriton te jete nje dite normaliteti demokratik nje dite kur qytetaret i gezohen lirise dhe e perdorin ate per te mandatuar institucionet e qeverisjes vendore. 8 maji meriton te jete nje dite reflektimi e korrektimi per te gjitha gabimet e kaluara zgjedhore nje dite qe mbyll nje kapitull tranzicioni dhe deshmon se shoqeria shqiptare i ka pranuar dhe bere te vetat vlerat e larta demokratike te familjes evropiane.
Bashke me ju kemi ndjekur shqetesimet qe lidhen me retoriken e ashper elektorale problemet me debatet midis kandidateve mangesite ne programe apo incidente dhune me ndikim direkt ose indirekt negativ ne klimen zgjedhore.
E di se ashtu si une edhe ju do te kishit dashur qe ato te ishin evituar qe fushata te ishte teresisht e qete nje gare vlerash demokratike ku respektohet mendimi i tjetrit dhe alternativa e tij ku interesi publik ngrihet mbi ate partiak dhe ku zgjedhjet shihen e pranohen si normalitet demokratik.
E di gjithashtu se administrimi zgjedhor ne Shqiperi eshte atribut ligjor direkt i partive politike dhe se vullneti i partive eshte faktor percaktues ne cilesine e zgjedhjeve. Gjithsesi as detajet teknike dhe as natyra partizane e procesit nuk mund te zevendesojne peshen dhe rolin percaktues qe ka vota qytetare me 8 maj thekson presidenti.
Kreu i shtetit nenvizon se vetem qytetaret kane ne dore forcen morale e ligjore per ta shnderruar 8 majin ne dite suksesi per demokracine ne Shqiperi.
Ato jane zgjedhjet tuaja behen per ju kerkojne fjalen tuaj dhe meritojne respektin tuaj maksimal
Ftesa dhe deshira ime eshte qe ju vellezer e motra te merrni pjese masivisht ne zgjedhje qe asnje pasiguri momenti apo ndjenje zhgenjimi te mos u pengoje per ti kushtuar vetes familjes dhe vendit vetem disa minuta votimi qe ne asnje rast te mos lejoni qe te tjeret te vendosin per ju por ju vete te jeni aty te qete e te sigurte se po votoni te lire se vota e juaj do respektohet se zeri juaj do te degjohet dhe se me voten tuaj e ardhmja do te jete me e mire per te gjithe u drejtohet Topi qytetareve.
Gjithashtu kreu i shtetit vlereson se dita e zgjedhjeve eshte dite e qytetareve dhe jo e militanteve partiake ndaj pres e inkurajoj partite politike ta perdorin natyren bipartiake te procesit administrues ne dobi te interesave qytetare e publike sic edhe inkurajoj median te informoje dhe ndikoje pozitivisht ne transparencen e procesit.
Zgjedhjet e 8 majit jane momente pergjegjesie per te gjitha institucionet e parashikuar me ligj ne pergatitjen mbarevajtjen dhe administrimin e tyre. Bashke me ju te nderuar qytetare pres qe dita e votimit te kaloje ne atmosfere te qete qe administrimi i votes te jete korrekt dhe ne kohe qe KQZ komisionet e niveleve te dyta dhe grupet e numerimit te jene zbatues te paanshem te ligjit qe vezhguesit vendore e te huaj te ushtrojne pa asnje veshtiresi funksionin e tyre.
Presidenti Topi u kerkon institucioneve te rendit dhe sigurise prokurorise gjykatave dhe Kolegjit Zgjedhor te jene aktive dhe teresisht profesionale ne permbushjen e misionit te tyre ligjor.
Te gjithe deshirojme te shikojme tek keto institucione - vullnet te palekundur me integritet profesional dhe etik ne zbatimin e Kushtetutes dhe te ligjit.
Ju jeni garancia kushtetuese se vota eshte e shenjte ajo duhet respektuar duhet ushtruar duhet garantuar duhet numeruar dhe ne fund te procesit verdikti i dhene me vote te lire duhet pranuar nga te gjitha palet konkuruese.
Ne vecanti detyra e Kolegjit Zgjedhor eshte te deshmoje pergjegjshmeri maksimale paanshmeri korrektese dhe shpejtesi per vleresimin e cdo situate ligjore qe do i paraqitet duke ruajtur te pastra interesat e dhenies se drejtesise te painfluencuara nga perpjekjet e politikes apo interesa te tjera. Vetem keshtu ju i beni nje sherbim shume te madh besimit tek drejtesia shtetit te se drejtes dhe demokracise shqiptare perfundon kreu i shtetit.