Topi: Serbia të njohë Kosovën

Deklaratat, kreu i shtetit, i bëri gjatë fjalimit të mbajtur në universitetin e Cambridge, duke shtuar se çdo skenar tjetër i politikës së pengjeve, shkon në dëm të Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen e tyre evropiane.
“Unë gjithashtu besoj se edhe Serbia, fqinji verilindor i Kosovës, do të duhet të bëjë hapa konkrete në drejtim të njohjes së Kosovës si vend fqinj, shtet i pavarur, demokratik dhe shumë-etnik. Çdo skenar tjetër e politikës së pengjeve apo përdorimit të Kosovës si subjekt i retorikave dhe veprimeve elektorale apo ultranacionaliste, vetëm sa shkon në dëm të Kosovës, Serbisë dhe ardhmërisë evropiane si dhe prosperitetit së përbashkët të rajonit”.
Gjatë kësaj vizite, presidenti Topi dekoroi gjithashtu me medaljen e mirënjohjes, “Cats College” pjesë e universitetit të Cambridge, me motivacionin mbi kontributin e dhënë në edukimin e nxënësve shqiptarë me kulturën britanike dhe evropiane.