E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Sherbesat fetare, shqip

Rozeta Rapushi
Presidenti Bamir Topi, dekoroi dje te kater udheheqesit me te larte shpirterore te bashkesive fetare shqiptare, me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" dhe iu kujtoi atyre, se besimi duhet transmetohet ne gjuhen amtare. Ne nje ceremoni te vecante ne Presidence, kreu i shtetet iu dorezoi ne shenje vleresimi Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu", perkatesisht kryetarit te Bashkesise Myslimane te Shqiperise, Haxhi Selim Muces, kryepeshkopit te Tiranes, Durresit dhe te gjithe Shqiperise, Fortlumturise se tij, Anastas Janullatos, Arqipeshkvit Metropolit te Tiranes e Durresit dhe Kryetar i Konferences Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirdites, dhe Kryegjyshit Boteror te Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit. Dekorimi u dha me motivacionin: "Per kontributin dhe veprimtarine e vyer ne ringjalljen e besimit shpirteror dhe shpreses per nje te ardhme me te mire, per ringritjen e institucioneve te kultit, si dhe per forcimin e pasurimin e metejshem te harmonise, tolerances dhe bashkejeteses nderfetare te popullit shqiptar". Nderkohe nga ana tjeter, kreu i shtetit gjate fjales se tij pershendetese, nuk harroi t'u kerkoje krereve te bashkesive fetare ne vend, qe sherbesat te jene ne gjuhen shqipe.
"Nje nga simbolet me siperore te besimit, te qendreses, te shkrimit dhe te deshmise, At Zef Pllumi, na la porosine qe besimi, sa te jete e mundur, te transmetohet ne gjuhen amtare, se keshtu fjala e Zotit prek me lehte mendjet dhe zemrat e njerezve, i ben fuqishem per vete, i njeh ata si te tijte. Shprehja e jashtme e besimit fetar duhet te perputhet me traditen tone kombetare ne veshje, ne lutje, ne predikime, ne falje, ne agjerime, sepse feja nuk duhet ta modifikoje pasurine e tradites, nuk duhet te zbehe bukurine e vlerave tona historike, perkundrazi duhet t'i nxjerre me ne pah ato", tha Presidenti Topi. Sipas tij, ne nje shoqeri te hapur dhe demokratike, transparenca eshte marredhenie e domosdoshme ndermjet bashkesive dhe shtetit, ne te gjitha aspektet, perfshi edhe aspektin financiar apo te ndihmes se huaj per to, apo detyrime te ketij lloji, qe shteti ka ndaj tyre. "Besimi fetar i sherben rritjes se kombit, sepse zeri i arsyes dhe zeri i ndergjegjes fetare, pra shteti dhe feja jane aleate ne rrugen e progresit te pergjithshem dhe realizimit te qellimeve te perbashketa. Shteti promovon nepermjet arsyes, ato vlera qe besimi fetar kultivon nepermjet fese", vleresoi ai. Presidenti shtoi se modeli i harmonise dhe bashkepunimit perceptohet prej te gjitheve, por njekohesisht kemi bindjen njerezore dhe detyrimin kushtetues qe ta ruajme, ta ushqejme, ta nxisim, ta persosim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›