Shqiperia troket perseri, ne "porten" e Bashkimit Evropian
Shqiperia po pergatitet per nje etape te re ne kerkesen e saj per t'u integruar ne BE, permes pergjigjeve te Pyetesorit te Anetaresimit. Ky afrim me BE eshte prioritet, u shpreh zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise, ne Paris. Ne kete kuader, Tirana kerkon te tregoje imazhin e nje diplomacie edhe me Serbine. "Objektivi imediat i politikes se vendit tim, eshte te integrohemi ne BE sa me shpejt te jete e mundur", deklaroi zedhenesi i MPJ shqiptare, Gjoni, gjate nje vizite ne Paris. Shqiperia pritet te dorezoje muajin qe vjen ne KE pergjigjet e Pyetesorit per Anetaresim, me qellim qe te marre statusin e kandidatit zyrtar per ne BE. Ne raportin e fundit, Komisioni Evropian vinte ne dukje disa dobesi te Shqiperise, ne luften kunder korrupsionit, respektin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve. Dhe kjo ka frenuar deri me sot anetaresimin ne BE. Ralf Gjoni preku gjithashtu ceshtjen e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare, ashtu sic ndodhi edhe per qytetaret e Serbise, Malit te Zi dhe Maqedonise, vende per te cilat kjo pengese u hoq dhjetorin e kaluar. Per sa i perket politikes se fqinjesise ne Ballkan, diplomati shqiptar nenvizoi se marredheniet mes Shqiperise dhe Serbise po permiresohen, pas nje periudhe te gjate ftohjeje reciproke, kryesisht per shkak te pavaresise se Kosoves.
Kreu i shtetit, dekoroi kater udheheqesit me te larte shpirterore te bashkesive fetare shqiptare, me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu"