E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimi i Shaqirit,Topi: Pritej, insitucionet në pikëpyetje

E ndërsa dhe vetë Ambasada e Amerikës e ka konsideruar dekretimin e Kreut të SHISH, një vendim të papritur duke u shprehur të befasuar, nuk ka ndodhur e njëjta gjë për ish-Presidentin e vendit Bamir Topi, i cili ka deklaruar se pritej kjo lëvizje. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ish-Presidenti Topi tha se ky vendim vuri në pikëpyetje institucionet, e në mënyrë të vecantë atë të SHISH.
 

“Këto lëvizje ishin të parashikuara. Shkarkimi i Shaqirit sjell mjaft pikepyetje per institucionin.Tani po na shfaqet një politikë e së shkuarës, ka shenja të qarta të një politike totalitariste.Kryeministri po përpiqet të verë nën kontroll të gjitha institucionet. Kryeministri Berisha kërkon të futë një frymë totalitare”tha Topi.
 

Ndërkaq duke u kthyer pas në kohë, gjatë ushtrimit të detyrës së tij si President ai tha se nuk ka patur në tryezë asnjë propozim për shkarkimin e Bahri Shaqirit, ndërsa shtoi se debati mes tij dhe Qeverisë ka qenë vetëm për ndryshimin e ligjit për SHISH.
 

Ish-Presidentit Bamir Topi duket se nuk i ka lënë shije të mirë as emërimi i nënkryetarit të KLD-së nga pasardhësi i tij, duke e konsideruar një emërim terësisht politik.Ndërsa lidhur me objektivat dhe strategjitë e përcaktuara nga kreu i KLD-së Bujar Nishani, ai u shpreh se Reformat nuk i bëjnë emrat.
 

Bamir Topi ka folur dhe për planet e tij post-President, ku ndërsa e ka vlerësuar një detyrim futjen e tij në politikë, ka deklaruar se në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit do rifillojë zyrtarisht karrierën në politikë me FRD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›