E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj: Po rikthehet SHIK-u i Gazidedes

 Deputetja Ermonela Felaj, dhe se kryeministri hesht prej dy ditësh, teksa shërbëtori i tij solli në krye të SHISH, njeriun e Gazidedes.

"Sali Berisha ka dy ditë që hesht. Hesht teksa dje shërbëtori i tij Bujar Nishani vërtetoi të gjitha dyshimet e opozitës. Dje presidenti i Republikës pushoi së qeni i tillë, kur pa asnjë mëdyshje, plotësoi ëndrrën e vjetër të Sali Berishës, për të vënë Shërbimin Sekret nën kontroll, njësoj si në vitin 1997. Nuk ka shqiptar, që të mos kujtojë makabritetet e SHIK-ut të Gazidedes, që për të mbajtur me pahir Saliun në pushtet,dhunoi, plagosi dhe vrau qindra shqiptarë të pafajshëm", tha deputetja Felaj.

Në emër të PS-së, ajo ngriti shqetësimin për mungesë bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara. "Si mund të justifikohet që pas një debati dyvjeçar, mbi rëndësinë e pushtetit informativ, Sali Berisha dhe shërbëtori i tij Bujar Nishani nuk pyesin për askënd, madje as nuk denjojnë të këshillohen as me aleatin tonë më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është e patolerueshme. Sot më shumë se kurrë çdo shqiptar duhet të bashkohet me opozitën, për t'i dhënë vendit tonë një rilindje të vërtetë shqiptare, ku qeveria do të punojë për qytetarët, jo për familjen e Kryeministrit, ku drejtësia e pavarur, jo e gjunjëzuar para pushtetit", tha Felaj. /Start/

                                                                                             2012-08-10 15:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›