E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aselborn vlerëson reformat kushtetuese në Shqipëri

Presidenti Topi në takim me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Emigracionit të Luksemburgut, Zhan Aselborn shprehu mirënjohje për mbështetjen e Luksemburgut ndaj integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë. "Shpreh mirënjohje ndaj Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit, të cilat janë parësitë e sfidat kyçe të politikës së jashtme shqiptare", tha Topi. Presidenti Topi i cilësoi marrëdhëniet Shqipëri-Luksemburg si shumë të mira duke i ilustruar edhe me nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike dhe shkëmbimeve të vizitave të nivelit të lartë. Nga ana e tij , zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Emigracionit të Luksemburgut, Zhan Aselborn, shprehu admirimin për përparimin e shënuar nga vendi ynë si përsa u përket reformave bazë si ajo zgjedhore, kushtetuese, ligjore, etj, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik. Gjithashtu, Aselborn vlerësoi rolin moderator dhe shumë të rëndësishëm të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›