E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takon gra biznesmene të Dhomës Amerikane

/>Fushata promovuese e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje dhe në politikë, vijoi të martën me një takim me gra të suksesshme biznesmene, pedagoge në fushën e ekonomisë, anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Takimi me temë Rritja e rolit të gruas në jetën politike të vendit dhe në instancat vendimmarrëse kishte për qëllim shkëmbimin e ideve dhe qëndrimeve  për një komunikim më efikas të grave në biznes dhe në aktivitete tregtare, me politikën në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit tha se ka zgjedhur posaçërisht këtë takim me gra, lidere në biznes, për të vijuar në vitin 2009, fushatën kombëtare sensibilizuese në mbrojtje të të drejtave të grave. Ky është një rast i mirë që nga ky takim i historive të suksesit të secilës prej jush, të japim mesazhe për çdo grua që mund të bëhet si ju. Jam e bindur se gratë lindin me dhuntinë e të qenurit lidere , u shpreh ndër të tjera ajo.
Duke shpjeguar rolin e Kuvendit në përmirësimin e legjislacionit, klimës ekonomike dhe biznesit në vend, Kryetarja e Kuvendit garantoi pjesëmarrëset, se zyrat e Parlamentit dhe komisioneve do të jenë gjithmonë të hapura për to.  Ky Kuvend gjatë këtyre viteve në fakt është transformuar në konceptin e tij dhe është hapur për të gjithë. Ndaj mendoj se ky partneritet, bashkëbisedim i hapur, i sinqertë, mes politikës dhe biznesit, vetëm se ndihmon për një perspektivë dhe afrim me biznesin, deklaroi Kryetarja e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›