E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transport me stil rumun (VIDEO)

Video skandaloze

Kur mendoni se si të transportoni fëmijët, futja në bagazh nuk duhet të jetë gjëja e parë që iu shkon në mendje. Por një video tregon se këtë gjë e ka bërë një rumun i çmendur.

Drejtuesi i makinë nga Cluj Napoca u filmua duke ecur në autostradë me të vegjlit ngarkuar në bagazh.

Fëmijët të cilët duket se janë më pak se 10 vjeç po kënaqen nga një udhëtim i tillë edhe pse ata shtrëngohen fort pas kapakut të bagazhit.

http://www.youtube.com/watch?v=-kRw1dviQ0E

Një parakalim i gabuar ka bërë që policia të ndalojë dhe të bëjë çregjistrimin e makinës ndërsa shoferi është gjobitur.

Zëdhënësi i policisë së Clujit tha se drejtuesi i makinës është gjobitur me 250 euro dhe i janë hequr gjashtë pikë nga patenta. /Daily Mail/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›