E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Kryetarëve, fut në axhendë heqjen e moratoriumit për skafet

Konferenca e Kryetarëve

Më 7 qershor do të votohet në parlament nisma e deputetit të Partisë Socialiste, Artan Gaçi, për heqjen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese. Konferenca e Kryetarëve miratoi me konsensus të plotë kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit. Sipas propozimit të PS-së, në kushtet e  pajisjes së shtetasve shqiptarë me letërnjoftime e pasaporta biometrike, liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptare, si dhe identifikimit elektronik e digjital në pikat e kalimit kufitar, mundësia e lëvizjeve klandestine është thuajse zeruar, por moratoriumi ka rezultuar i dështuar në parandalimin e trafikut të narkotikëve.

Në këto kushte, grupi parlamentar socialist shprehet se ligji e ka humbur funksionin e tij dhe po penalizon shtetasit shqiptarë duke bllokuar turizmin dhe zhvillimin e gjithë infrastrukturës lidhur me mjetet lundruese si portet, pontilet, barkat me vendet e tregtimit dhe riparimit të tyre, shkollat nautike etj. Demokratët shprehen kundër heqjes së moratoriumit, duke argumentuar se një nismë e tillë është vlerësuar nga ndërkombëtare dhe ka dhënë rezultate në parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike. Në të gjitha raportet ndërkombëtare, ne jemi vlerësuar për këtë nismë pasi bllokon trafikun,është shprehur ministri I Brendshëm Bujar Nishani. /L.T/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›