E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Shqiperia pro te drejtave te shqiptareve te Presheves

Presidenti Bamir Topi zhvilloi dje nje takim me kryetarin e Komunes se Bujanovcit Jonuz Musliu dhe kryetarin e Komunes se Presheves Ragmi Mustafa. Gjate bisedes me zyrtaret kosovare Topi theksoi se po ndjek me vemendje zhvillimet ne Luginen e Presheves duke vene ne dukje rendesine e trajtimit te shqiptareve sipas standardeve demokratike nderkombetare si dhe duke shprehur mbeshtetjen e palekundur per te drejtat themelore te shqiptareve ne ate rajon dhe perfshirjen e tyre si qytetare te barabarte ne jeten politike shoqerore dhe institucionale te shtetit te Serbise. Eumlshte shume e rendesishme qe per permbushjen e kerkesave tuaja te drejta dhe legjitime ndaj shtetit serb shqiptaret te shprehen me nje ze dhe te mbajne nje qendrim - theksoi Topi. Duke nenvizuar rendesine e permiresimit edhe te gjendjes ekonomike ne Luginen e Presheves Topi dhe dy kreret e komunave vune ne dukje rendesine e vecante qe kane edhe projektet e aktivitetet per zhvillimin e kultures dhe ruajtjen e vlerave dhe trashegimise kulturore te shqiptareve te Lugines se Presheves. Me tej kryetari i shtetit nenvizoi se ne kuader te bashkepunimit rajonal dhe politikes moderatore dhe konstruktive qe po ndjek ne rajon shteti shqiptar po punon per te zhvilluar dhe thelluar bashkepunimin per ceshtje me interes reciprok dypalesh pra midis Shqiperise dhe Serbise si dhe te perfshirjes e pjesemarrjes aktive te Kosoves ne te gjitha veprimtarite me karakter rajonal. Eumlshte e rendesishme te punojme se bashku per ti afruar qytetaret e vendeve tona pasi njohja ndermjet tyre besoj se do te ndikonte ne perballjen dhe me pas ne kapercimin e mendesise se vjeter te mbushur me konflikte etnike e tashme te vjetruar ballkanike. Ky hap eshte i nevojshem per te perparuar drejt se ardhmes per qytetaret e vendeve tona ndaj besoj se zhvillimi i marredhenieve pa paragjykime midis vendeve te Ballkanit Perendimor perfshire ketu edhe Serbine do te perbente nje kontribut per sigurine dhe stabilitetin ne rajon - theksoi me tej ne takim kreu i shtetit shqiptar. Zyrtaret kosovare vleresuan rolin e Presidentit Topi dhe perpjekjet per rritjen e njohjeve nderkombetare te pavaresise se Kosoves. Po dje kreu i shtetit priti nje perfaqesi te pjesemarresve ne seminarin rajonal Funksionimi i demokracise ne situata pastranzicionale lsquoSfida dhe perspektiva per Ballkanin Perendimor qe po mbahet ne Tirane nga datat 23-29 tetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›