Korrupsioni ILDKP dhe OSBE diskutim me keshilltaret bashkiake
Anetaret e Keshillit Bashkiak te Tiranes do te diskutojne me Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive per ceshtjet e antikorrupsionit ne tryezen e rrumbullaket Parandalimi i konfliktit te interesave ne administraten lokale e cila organizohet me mbeshtetjen e Organizates per Sigurine dhe Bashkepunimin Evropian. Ky takim do te sherbeje per hartimin e politikave kunder korrupsionit per shkak te vecorive qe ka vendimmarrja nga administrata e kryeqytetit shqiptar. Ne takimin qe zhvillohet sot do te diskutohen edhe strategjite e bashkepunimit ndermjet institucioneve dhe per menyrat e shmangies se konfliktit te interesave dhe korrupsionit ne pergjithesi.