E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e opozites Mediu Mjet per te refuzuar zgjidhjet

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu fajesoi opoziten per zgjatjen ne kohe te ngercit politik ndonese ka kaluar me shume se nje vit nga mbajtja e zgjedhjeve te pergjithshme. I bindur se opozita nuk kerkon zgjidhje z. Mediu theksoi se dhe akuzat per korrupsion e kane bazen tek mosnjohja e rezultatit zgjedhor. Deklaratat kreu i republikaneve i beri gjate mbajtjes se konferences se 5-te per degen Tirane. Z. Mediu sulmoi opoziten dhe per sa i takon qendrimit te kesaj te fundit lidhur me Gjykaten Administrative ligji per ngritjen e se ciles deshtoi te miratohet ne Kuvend. Gjate konferences kryetari i Partise Republikane vleresoi me rendesi vendosjen e nje komunikimi te perhershem mes partnereve ne koalicionin qeverises duke vendosur sic tha marredhenie institucionale dhe jo kryetaresh. Sipas z. Mediu ka ardhur gjithashtu koha per nje ridimesionim te se djathtes shqiptare dhe nje rivitalizim te vlerave te saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›