E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ numeron 42 kuti 65 vota Basha 26 Rama - Socialistet protestojne

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numeruar 46 kuti me vota te futura gabimisht ne kutite shumengjyreshe gjate votimit me kater flete per kryeqytetin ne 8 maj. Nga numerimi i deritanishem kandidati Lulzim Basha ka marre 65 vota te panumeruara ndersa kandidati Edi Rama ka marre 26 vota. Ky i fundit ishte ne njoftimet paraprake 10 vota para rivalit demokrat. KQZ-ja e ka nderprere tani punen dhe do ta rifilloje numerimin ne oren 1700.

Jashte nderteses disa qindra protestues kundershtuan rreth 3 ore procedurat qe po ndiqeshin duke ndryshuar rezultatin. Ne prani te deputeteve socialiste perkrahesit e opozites u perplasen me forcat e shtuara te rendit qe ruanin hyrjen e KQZ dhe sipas njoftimeve te policise nje komandant policie dhe dy police te thjeshte u plagosen nga goditjet me sende te forta.

Deputetet socialiste dhe bashkiaket fitues socialiste jane vene ne krye te disa protestave ne disa qytete. Sipas njoftimeve te besueshme ata bllokuan disa ore nje ure ne Vlore rrugen Fier Lushnje me goma te djegura rrugen Gjirokaster - Tepelene Lezhe - Tirane dhe Durres - Tirane. Ashtu si dje edhe sot kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi se revolta e qytetareve do te vazhdoje ndaj manipulimeve zgjedhore qe sipas tij po ben KQZ. Shumica e ketyre grumbullimeve jane tashme shperndare tashme qetesisht.

Presidenti i Bashkimit Europian Hose Emanuel Barrose njoftoi shtyrjen e vizites ne Tirane. Zedhenes te KE-se thane se qellimi i vizites ishte te diskutonte me autoritetet shqiptare te ardhmen europiane te vendit por ne kushtet e numerimit te zgjatur te votave u mendua qe ai te vije ne Tirane nje here tjeter kur edhe diskutimet per kete teme te jene produktive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›